Sunday, October 10, 2010

Shkenc

Realizohet ecja më e gjatë në hapësirës



image

Dy astronautë amerikanë kanë zhvilluar një ecje tetë orëshe në hapësirë, një nga ecjet më të gjata në historinë e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Burimet e NASA-s pohojnë se janë të nevojshme edhe dy ecje shtesë në hapësirë për të përfunduar rregullimin e sistemit ftohës në SNH. Sistemi ftohës, pak ditë më parë, doli pjesërisht nga puna në mënyrë të papritur. NASA tha se defekti është serioz, por nuk rrezikon jetën e astronautëve amerikanë dhe rusë që gjenden atje.



Astronomët britanikë zbuluan "Diell" të ri


image

Astronomët britanikë sot kumtuan se kanë zbuluar "Diell" të ri, respektivisht se kanë vërejtur deri tani yllin më të madh të njohur në Hapësirë.
Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Londra, bëhet fjalë për yll që është dy herë më i madh se cilido yll, që deri tani u ishte i njohur astronomëve.
Shkencëtarët konfirmojnë se ai ka masë, e cila është 250 herë më e madhe se masa e Diellit tonë, ndërsa nga ai shëndrit dhjetë milionë herë më shumë


Zbulohen lëshime sigurie të "ajfon"-it dhe "ajped"-it




image

Leximi i një fajli të "keqpërdorur" në PDF format mund t'ju mundësojë piratëve ta ndërmarrin kontrollin mbi aparatet celulare të "Ejpëll", "ajfon" dhe "ajped".
Bëhet fjalë për lëshime të këtyre aparateve, të cilat mund piratëve t'u mundësojë kontroll në largësi apo shkaktimin e infektimit, kumtuan kompanitë e përpilimit të zgjidhjeve të sigurisë.

No comments:

Post a Comment