Sunday, October 10, 2010

Kultur







“Tingujt e Çarshisë”, festival tradicional në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

image
Dy ditët e ardhshme çarshia e vjetër e Shkupit do të jehojë nga tingujt e këngëve të vjetra qytetare në gjuhë të ndryshme, orkestrave dhe grupeve folklorike në kuadër të festivalit “Tingujt e Çarshisë”. Manifestimi tradicional për herë të parë do të ketë karakter ndërkombëtar dhe shumë-kulturorë, me qëllimin e prezantimit të kulturave dhe artit të kombësive që jetojnë në Maqedoni dhe jashtë saj, si dhe njohjen më të mirë dhe afrimin mes tyre.
“Do të jenë zhanret e ndryshme të paraqitura, prej asaj tradicionales të muzikës popullore dhe muzikës dhe performancave moderne. Një kombinim i tradicionales dhe modernes. Janë të përfshira të gjitha objektet e çarshisë së vjetër, janë të përfshira me muzikë të gjitha rrugët e çarshisë”, deklaroi Sermine Purini, kryetare e Qendrës Informative Kulturore.
“Tingujt e çarshisë”, nëse viteve të kaluara ishte me një orkestër që ofronte muzikë të çuditshme, këtë vit brenda këtyre dy ditëve do të ketë aktivitete të ndryshme kulturore. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për ta revitalizuar, për ta rikthyer jetën në Çarshinë e vjetër”, theksoi Izet Mexhiti, kryetari i komunës së Çairit.
Sipas ministres së kulturës, edhe në periudhën në vijim do të vazhdohet me projekte të tjera për të ringjallur çarshinë.
“Vitin e ardhëm Ministria e Kulturës do të vazhdojë të realizojë projektin për renovimin e fasadave të çarshisë së vjetër. Gjithashtu në fillim të çarshisë do të vendoset një pikë informative kulturore ku do të jepen informata për të gjitha objektet kulturore si dhe do të shpërndahen materiale propaganduese për turistët”, deklaroi Elizabeta Kançeska Milevska, Ministre e Kulturës
Sipas organizatorëve të festivalit “Tingujt e Çarshisë” pritet që gjatë 2 ditëve të tij, numri i vizitorëve të arrijë në 100 mijë. Ndër të tjera, do të ketë edhe lexime poetike, ekspozita, dokumentarë, kërcimtare të muzikës orientale, cirk, shfaqje me kukulla si dhe prezantim i zanateve të ndryshme tradicionale. 











Artistët ftojnë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

image
Njëra nga monumentet më të rëndësishme të historisë botërore, Koloseumi i Romës, këto ditë u vu në flakë. Por në të shpërtheu vetëm se një zjarr virtual, si pjesë e një shfaqjeje artistike, përmes të cilës  synohej të tregohej si mund të shkatërrohet trashëgimia kulturore e Evropës. Artistja daneze Thyra Hilden dhe argjentinasi Pio Diaz, iniciator të kësaj shfaqjeje, e ndezën Koloseumin në një shfaqje dramatike për të nxitur debat lidhur me rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore. 
“Ne dëshironim të simbolizojmë shkatërrimin dhe krijimin përnjëherë, dhe interpretimin apo keqinterpretimin. Gjithashtu deshëm të shtrojmë çështjen se diçka a duhet të ekzistojë apo jo, dhe çfarë do të thotë për ne trashëgimia”,thotë Thyra Hilden, artiste.
Video transmetimi më gjuhët e zjarrit do të projektohet nga brendësia e amfiteatrit romak për 3 net me radhë, kurse do të jetë i dukshëm për të gjithë kalimtarët. Nga ana tjetër gjithashtu bëhen përgatitjet finale për projektin e restaurimit të monumentit historik të Romës së lashtë, që kap vlerën prej 23 milion euro.



Itali, Giorgio Armani prezantoi koleksionin e ri pranverë/verë


image

Në Itali, po ziejnë aktivitetet e modës. Giorgio Armani prezantoi koleksionin e ri pranverë/verë 2011 Emporio Armani, të cilësuar ‘gravitet i lirë’. Xhaketat për veshje të përditshme i ngjanin pëlhurave të punuara rrallë, të kombinuara me dollakë ose geta dhe fund me tyl të tendosur. Paleta e ngjyrave varionte që nga kuarc gri, ngjyrë rëre në bezhë e deri tek e gjelbra e shkrirë me të zezën. Edhe këpucët ishin jashtëzakonisht të një formati dhe stili interesant, që falnin një ndjesi joshëse. Pjesën më të madhe të duartrokitjeve e morën fustanet e kuqë, në nuancë shalqiri, si dhe kombinimi i rripave të gjerë në bel me satenin e mëndafshtë që kishin veshur vajzat.
 Një ditë më parë, bujë bëri edhe sfilita e Donatela Versaces, e cila dominon me rregullin e kontrastit. Edhe koleksioni i saj pranverë/verë ofronte një pamje të sofistikuar dhe seksi. Koleksioni ofronte si të gjatat ashtu edhe veshjet e shkurtra, e madje që nga lëkura e deri tek pëlhura dhe lakuriqësia e vajzave. Fundet mbi bel çiftëzoheshin me xhaketa të shkurtra, që përfundonin drejt gjoksin, ndërkohë që u tregonin vajzave një brez 3 gishtesh të lakuriqësisë. Publiku pëlqeu gjithashtu kombiminin me stilin e veçantë të sandaleve të vajzave, me takë stilet 12 centimetra të gjata, me lëkurë që gjarpëronte këmbët. Nuancat e pranverë/verës së ardhshme sipas Donatela Versaçes, ishte e bardha, e kuqje, e bruztë dhe e zeza.

No comments:

Post a Comment