Monday, October 11, 2010

Disa lloje te lendeve

Informatika

Informatika është shenca që merret me të gjitha çështjet e përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve elektronikë.Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatik



C'eshte Historia

Historia është shkencë shoqërore e cila merret me studimin e të kaluarës njerzore, prej paraqitjes së njeriut të parë në tokë e deri më sot.
Fjala “Histori” rrjedh nga latino-greqishtja që don të thotë hulumtim dhe studim i të kaluarës shoqërore. Shkenca e historisë ndryshe quhet edhe “Historiografi” e ata që e studjojnë të kaluarën quhen historianë ose historiografë.

Llojet e Historive
Sipas lëndës së studimit, kemi dy lloj historishë:
1.Historia e përgjithshme, është ajo histori e cila studjon ngjarjet dhe të kaluarën e të gjithë popujve të botës, pa dallim kombësie.
2.Historia Kombëtare, është ajo histori e cila strudion historinë e nje kombi. Psh. Historia e kombit gjerman, kombit francez, rus, kinez etj. Psh. Historia e kombit tonë quhet “Historia e popullit Shqiptar”
Historinë e mësojmë që ta kuptojmë më mirë kohën e tashme dhe të përgatitemi për të ardhmen.
Pa histori nuk do ti dinim veprat më të mëdha të të parëve tanë, as kush jënë heronjtë e të kaluarës sonë dhe çfar ka qenë më e rëndësishme në jetën e tyre.
Pa histori nuk do të dinim se si ka qenë bota, çka ka ndodhur në botë dhe çfar ndryshimi ka psuar njeriu dhe shoqëria deri më tash. 



Matematika

Matematika eshte studimi I numrave, numerimi, dhe matja, por keto jane vetem fillimi. Matematika perfshin studimin model te numrave dhe gjithashtu nderlidhjet. Matematika eshte gjithashtu nje menyre per te komunikuar dhe analizuar ideve, dhe ndoshta me shume se çdo gje, matematika eshte nje menyre arsyetimi qe eshte unike per qeniet njerezore. 





Letersia Gojore

Letërsia gojore ndryshe quhet edhe letërsi popullore. Kjo letërsi ka qenë më prezente në kohën kur njerëzit akoma nuk dinin shkrim dhe lexim, kështu që gjërat e shkruara kanë qenë të rrëfyera gojarisht. Krijimtaria shpirtërore e nje populli e krijuar që nga kohët më të lashta dhe të trashëguar brez pas brezi dhe vazhdimisht e përtritur dhe e pasuruar me fenomenët të reja varësisht nga koha dhe vendi perbene fontin e veqante te folkloristikës qe quhet letërsi gojore apo popullore. Kjo krijimtari shpirtërore na jep një pasqyrë afërsisht të sakte te jetës shpirtërore te një populli duke e vështruar atë nga aspektet shoqerore,ekonomike,familjare,mitologjike,kanonore,ndernjerezore dhe morale.Populli i këtyre periudhave edhe pse i pa formuar intelektualisht për ta zhvilluar nje jetë të pasur shpirtërore dhe ketë jet ka ditur ta paraqes dhe përfytyroj artistikisht. Letërsia gojore ka një periudh historike shumë të gjatë.Fillimet e saj janë qe ne kohën e egersisë kur njeriu ka pasur nevoj ti komunikoj tjetrit pervojen e fituar ne luft me kafshet apo natyren dhe duke ua transmetuar te tjereve ne fillim me gjeste e me von edhe gojarisht. Bartësit e kësaj veprimtarie krijuese nuk e kanë nxjerr veten ne siperfaqe prandaj dhe jane quajtur krijues anonim. Të gjitha krijimet gojore i përshkon nje optimizem i qiltër,nje shpresë e madhe per nje te ardhme te lumtur,nje besim i paluhatshem ne fuqine e popullit per ta transformuar te keqen me te mire,vuajtjen ne lumturi,roberine ne lirine,etjere.

C'eshte Muzika

Të nisësh dhe të vlerësosh muzikën duhet ta shikosh atë në disa aspekte, në disa dimensione. Në radhë të parë ajo është një prirje, një traditë e trashëguar në mënyrë të natyrshme tek njërëzit që nga kohët më të lashta. Duket se muzika ka qenë një shembull mjaft i mirë bashkëjetese me njeriun. Kjo për vetë faktin sesi ka arritur të lindë me njeriun, të ecë me të, të pësojë lëkundjet, luhatjet, evoluimet e deri tek lulëzimet. Këtë shembull e kemi të ngjashëm edhe tek njerëzit pasi stadi i zhvillimit njerëzor ka kaluar në etapa të tilla. Edhe tek vetë raca njerëzore ka patur një moment lindje, evoluimi dhe zhvillimi i cili është në lulëzim e sipër. Që në kohët e lashta njërëzit e kuptuan nevojën e bashkëjetesës me të bukurën, sepse e tillë ishte muzika, një copëz tjetër e vetvetes pa të cilën nuk mund të jetojë njeriu. Padyshim muzika është një pjesë e jetës e cila e plotëson njeriun. Jo pa qëllim thuhet se njeriu që të jetë i plotë duhet të ketë një sërë gjërash me të cilat bëhet i tillë. Padyshim që muzika është njëra nga ato gjëra e cila e bën të jetë më shumë “njeri”. Ajo mbart shumë magji brenda vetes së saj. Në jo pak herë muzika ka shërbyer si një “pus” i errët ku ruhen sekretet më të thella të njeriut, ato dëshira të fshehta, të censuruara dhe të cilat mund të paragjykoheshin po të dilnin në skenë. Megjithatë të frymëzuar nga muzika njerëzit kanë arritur që gjëndjen e tyre shpirtërore, kontekstin historik ku jetojnë, prirjet ideologjike etj, ti hedhin në letër, nëpër pentagrama dhe aty ti mbajnë të murosura për vite e ndoshta shekuj me radhë. Në këtë mënyrë muzika është një mbajtëse e mirë e sekreteve të njeriut. Atëherë kur njerëzit nuk kanë ditur të shkruajnë por vetëm të këndojnë, kanë arritur që një ngjarje të historisë ta mbajnë në melodi e ta përcjellin brez pas brezi. E mira e kësaj është që askush nuk mund të ta ndalojë këngën. Muzika është si mendimi, lëvrin edhe atëherë kur ti nuk e komandon. Por muzika mbart edhe një kulturë, një prirje të caktuar e cila për hir të së vërtetës duhet parë me kujdes pasi në shumë raste mund të të cojë drejt një shkatërrimi. Në tregun modern ka një larmi të rrymave muzikorë dhe zhanreve nga më të ndryshmet. Ato fillojnë që nga më të lehtat, tradicionalet, klasiket, modernet dhe deri tek ato elektronike

No comments:

Post a Comment