Monday, October 11, 2010

ekonomi

Ligji për energjetik, përplasen ekspertët


image

Në debatin e organizuar nga këshilli për euro-integrime, ekspertët energjetik u përplasën rreth propozim-ligjit për energjetikë. Sipas tyre nëse ligji i vjetër ka favorizuar monopolin e kompanisë energjetike shtetërore ELEM, i riu favorizon kompaninë austriake EVN. Ata kontestojnë rolin e dyfishtë të kompanisë austriake, si furnizues kryesor i kompanive të tjera për furnizim dhe si furnizues përfundimtar tek konsumatorët. Kritikë tjetër ishte edhe dyshimi se Maqedonia nuk do të ketë treg të liberalizuar energjetik.
“Projekt-ligji papritur favorizon EVN Maqedoni në kurriz të kompanive shtetërore ELEM dhe MEPSO. Pa kurrfarë mundi për prodhim dhe shpërndarje të energjisë elektrike tani do të ketë monopol të fortë në duart e EVN-Maqedoni”, deklaroi Atanasko Tuneski, ekspert energjetik.
“Me këtë version të ligjit për energjetikë ngadalësohet procesi praktik i liberalizimit të tregut, sepse sipas dispozitave të mëparshme liberalizimi i tregut të energjisë elektrike bëhej sipas nivelit të fuqisë së energjisë”, tha Arsen Arsenov, profesor.
Ndërsa ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e ekspertëve se ligji i ri favorizon EVN-në.
“Ligji nuk favorizon asnjë kompani, përkundrazi ligji krijon mundësi fer dhe pozicion jo diskriminues për çdo kompani. Përforcimi i funksionit të komisionit rregullator është në atë cilësi që të mbrojë konsumatorët, amvisëritë dhe industritë që shfrytëzojnë energji elektrike”, deklaroi  Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.




Përmes 50 denive vidhen qytetarët


image

Nëse vlera e një prodhimi ushqimor kushton 39.50 denarë, shitësit çmimin e rrumbullakojnë në 40 denarë. Kjo ndodhë për arsye se shitësit në Maqedoni nuk posedojnë monedha me vlerë prej 50 deni. Situata e tillë e shitblerjes në treg e bën Maqedoninë ndoshta shtetin e vetëm në Evropë në të cilin gjatë shitblerjes nuk u kthehet kjo njësi monetare, edhe pse korniza ligjore e parashikon një gjë të tillë. Mungesa e kthimit të kësaj monedhe, 500.000 familjeve në Maqedoni u kushton 1 milion e 700 mijë euro në vit, vetëm gjatë pagesës së katër faturave kryesore shtëpiake. Thënë më thjeshtë, nga moskthimi i 50 denit, qytetarët për çdo muaj humbin nga 170.000 euro, apo çdo familje nga dy denarë. Qytetarët e anketuar nga ALSAT-M thonë se rrallë u kthehet kjo monedhë nga shitësit, ndërsa në të shumtën e rasteve as që kërkojnë t’u kthehet, për shkak të vlerës së ulët.“Nuk i kthejnë edhe pse duhet të kthehen. Jo nuk i kërkojmë si zakonisht edhe një denarë nuk e kërkojmë e aq më pak gjysmë denari” shprehet një qytetar.“Jo nuk kthehet, po duhet të kthehet, nuk e kemi kërkuar asnjëherë por duhet të kthehet” shprehet një tjetër qytetar.“Kthehet, ndonjëherë e kanë kthyer, ndonjëherë ne ua kemi falur. Ma tepër e japin vetë se sa t’ua kërkosh” tha një qytetar i anketuar nga ALSAT M. Ekspertët ekonomik, shprehen se paraja si mjet pagese duhet të jetë prezentë po në atë formë apo njësi siç janë të prezantuara çmimet. Sipas tyre, blerësit e shtresave mesatare dhe të varfra më tepër preken nga moskthimi i këtyre monedhave.“Blerësit e shtresave mesatare dhe nën mesatare, zakonisht blejnë me shpesh dhe blejnë më pak dhe këto më shumë humbin. Blerësit të cilët janë mbi shtresën mesatare ata blejnë më rrallë. Një herë në muaj do të dalin t’i blejnë të gjitha prodhimet dhe atyre njëherë u bën faj, pra njëherë u merret 50 deni. Pra efekti social është kundër shtresave të varfra dhe atyre nën mesataren” tha eksperti ekonomik Abfylmenaf Bexheti. Sipas të dhënave statistikore të Bankës Popullore të Maqedonisë në qarkullim janë të lëshuara vetëm 3250 monedha me vlerë prej 50 deni. Nga banka qendrore situatën e tillë e arsyetojnë me kërkesën dhe interesin e ulët nga bankat komerciale për të blerë monedha me vlerë prej 50 deni.

Bujqit dhe mullixhinjët përshëndesin vendimin e qeverisë


image

Zbatimi i masave të përkohshme për import të grurit e ka rritur çmimin e grurit të pa dorëzuar vendor. Bujqit thonë se për shkak të mungesë së grurit në rajon, mullixhinjtë as që mundnin të importojnë grurë, dhe nëse e kanë gjetur atë diku është dashur të paguajnë 220 euro për një tonelatë ose nga 12 denarë për kilogram njëlloj sa kërkonin edhe bujqit vendor. Kryetari i asociacionit të bujqve në Maqedoni, Eftim Shaklev thotë se bujqit që kanë grurë nga rendimenti i sivjetmë do ta dorëzojnë në hambarët me çmim të këtillë.
“Edhe neve na përgjigjet çmimi të jetë 12 denarë për kilogram grurë. Tani një numër i madh i prodhuesve do të vendosin ta dorëzojnë grurin. Në fillim të korrjes blihej nga 8 deri 9 denarë dhe vetëm merrej dhe nuk paguhej. Ndërsa për miellin një pjesë e mullisëve e rriten çmimin prej 22 deri 24 denarë dhe kjo krijoi revoltë tek bujqit. Çmimi prej 8 denarë për grurin nuk është adekuat me miellin prej 22 denarë. Prandaj një numër i madh i prodhuesve nuk e jepnin grurin”, deklaroi  Eftim Shaklev, kryetar i Asociacionit të bujqve.
Vendimi i ri i qeverisë, sipas mullixhinjve është sjellë në kohë të vërtetë. Kryetari i tyre Bllagoj Stojçev thotë se hambarët janë të hapur dhe të gatshëm për t’i pranuar të gjitha sasitë vendore të grurit.
“Mendoj se kishte mirëkuptim dhe qeveria e bëri atë që duhej ta bënte. Industria e mullinjve është e kënaqur, duke i ndjekur kushtet tani jemi në dispozicion të bujqve për atë grurë që nuk është dhënë, ta pranojmë me çmim prej 10 deri 11 denarë”, theksoi Bllagoj Stojçev, kryetar i mullixhinjve.
Ndërkaq, masa qeveritare i detyronte mullixhinjtë të blejnë 3 kilogram grurë vendor si kusht që të mund të importojnë 4 kilogram grurë për një kilogram miell nga jashtë. Dje u anulua vendimi për import të grurit, por mbeti në fuqi detyrimi për blerje të miellit. Kjo do të thotë se ato mullixhinjtë që dëshirojnë të blejnë një kilogram miell nga jashtë, paraprakisht do të duhet të blejnë katër kilogram grurë nga vendi. Nga rendimenti i pritur prej 290 mijë tonelata grurë nga vendi, deri tani janë blerë gjithsej 50 mijë tonelata.

1 comment:

  1. Nuk e besoja kurrë se diçka e tillë mund të më ndodhte derisa martesa ime pothuajse mbaroi plotësisht.
    Burri im ndryshoi papritur. Burri që dikur më donte dhe më kujdesej për mua u bë i ftohtë, i distancuar dhe i zemëruar pa asnjë arsye. Ai pushoi së treguari interes për martesën tonë, më shmangu plotësisht dhe përfundimisht më kërkoi divorc. U shkatërrova sepse e doja vërtet burrin tim me gjithë zemër.
    Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë kur ai më bllokoi kudo - WhatsApp, Facebook, Instagram - sikur të mos kisha ekzistuar kurrë. Qaja çdo natë duke menduar se çfarë kisha bërë gabim.
    Një ditë, një mik i ngushtë më vizitoi dhe më prezantoi me një njeri shpirtëror të quajtur Dr. Dawn. Sinqerisht, në fillim isha skeptike, por vendosa t'i shpjegoja gjithçka sepse nuk kisha asgjë për të humbur.
    Dr. Dawn bëri një lexim shpirtëror për mua dhe u shokova. Ai zbuloi sekrete rreth martesës dhe jetës sime personale që askush nuk i dinte. Çdo gjë që tha ishte 100% e saktë. Pastaj ai zbuloi se një grua tjetër i kishte bërë një magji burrit tim. Kjo grua e vizitonte shpesh dhe unë, budallallëk, besoja se kishte të bënte vetëm me punën.
    Dr. Dawn më ndihmoi të thyeja magjinë dhe kreu një ritual të fuqishëm për rivendosjen e dashurisë për martesën time.
    Për habinë time më të madhe, vetëm pak kohë më vonë, burri im më zhbllokoi vetë dhe filloi të më telefononte dhe të më dërgonte mesazhe të panumërta, duke më lutur ta falja dhe të kthehesha në shtëpi. Në fillim e injorova për shkak të dhimbjes që më shkaktonte, por ai përfundimisht u kthye në shtëpi me dhurata dhe lot në sy duke kërkuar një shans tjetër.
    Sot, martesa jonë është më e fortë, më e lumtur dhe më paqësore se kurrë më parë. Dashuria midis nesh ndihet plotësisht e ripërtërirë.
    Sikur të mos mjaftonte kjo, Dr. Dawn më vonë më ndihmoi me një ritual shtatzënie sepse kishim luftuar me vite për të pasur fëmijë. Brenda 8 javësh, unë ngjizja natyrshëm dhe sot jemi të bekuar me dy djem të shëndetshëm dhe të pashëm.
    Do të mbetem përgjithmonë mirënjohëse.
    Nëse keni nevojë për: Një magji dashurie për t'u ribashkuar me ish-in tuaj

    . Ndihmë për rivendosjen e martesës
    . Ritualet e shtatzënisë për të ngjizur
    . Ndihmë shpirtërore për çështje gjyqësore ose rikuperim trashëgimie
    . Udhëzim dhe mbrojtje shpirtërore
    E rekomandoj shumë Dr. Dawn. Dëshmia ime është e vërtetë dhe lumturia ime sot është provë. WhatsApp-i i tij: (+2349046229159) dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete