Klinton nis turneun ballkanik
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot e fillon turneun e saj në Ballkan, me ç’rast do të qëndroj në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë.
Vizitën triditëshe, zonja Klinton e fillon sot në Sarajevë, ku pritet të takohet me liderët e Bosnjës, për të diskutuar situatën pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.
Pas Sarajevës, zonja Klinton e viziton Serbinë dhe Kosovën. Evropa e Lire
Presidenti Obama i shkruan ish presidentit Sejdiu
Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i ka dërguar një letër ish Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu."I nderuari Dr. Sejdiu, Në emër të popullit amerikan, ju shpreh falenderimet e mia më të thella për kontributin që ju keni dhënë për të forcuar miqësinë në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës gjatë mandatit tuaj si President dhe, vërtet, gjatë tërë karierës suaj. Ju uroj për lidershipin dhe shërbimin në interes të vendit tuaj si Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës së pavarur. Kosova ka arritur progrese të mëdha gjatë mandatit tuaj, për të cilat Ju dhe shteti juaj duhet të krenoheni. Shtetet e Bashkuara të Amerikes mbesin të përkushtuara për të punuar me pasardhësin tuaj dhe me përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës për të vazhduar progresin e arritur gjatë mandatit tuaj, me qëllim të arritjes së qëllimit tonë të përbashkët për integrimin e plotë të Kosovës në komunitetin euroatlantik" thuhet në letrën që Obama i ka dërguar ish presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiut
Hillari Klinton viziton Bosnjën, Serbinë dhe Kosovën
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, do ta vizitoj Ballkanin, javën e ardhshme, para se të ndalet në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, ka njoftuar mbrëmë Departamenti amerikan i shtetit.Gjatë udhëtimeve të saj, prej 11 e deri më 14 të këtij muaji, zonja Klinton, do të qëndroj në Bosnjë Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, për tu takuar me liderët dhe qytetarët, për “ta theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e të gjitha shteteve ballkanike në arritjen e aspiratave të tyre për integrim të plotë në komunitetin evropian dhe evro-atlantik”, theksohet mëtutje në njoftim.Në Bruksel, zonja Klinton, do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s dhe do të takohet me presidentin e BE-së, Herman Van Rompej dhe me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton.
No comments:
Post a Comment