Monday, October 11, 2010

Disa lloje te lendeve

Informatika

Informatika është shenca që merret me të gjitha çështjet e përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve elektronikë.Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatik



C'eshte Historia

Historia është shkencë shoqërore e cila merret me studimin e të kaluarës njerzore, prej paraqitjes së njeriut të parë në tokë e deri më sot.
Fjala “Histori” rrjedh nga latino-greqishtja që don të thotë hulumtim dhe studim i të kaluarës shoqërore. Shkenca e historisë ndryshe quhet edhe “Historiografi” e ata që e studjojnë të kaluarën quhen historianë ose historiografë.

Llojet e Historive
Sipas lëndës së studimit, kemi dy lloj historishë:
1.Historia e përgjithshme, është ajo histori e cila studjon ngjarjet dhe të kaluarën e të gjithë popujve të botës, pa dallim kombësie.
2.Historia Kombëtare, është ajo histori e cila strudion historinë e nje kombi. Psh. Historia e kombit gjerman, kombit francez, rus, kinez etj. Psh. Historia e kombit tonë quhet “Historia e popullit Shqiptar”
Historinë e mësojmë që ta kuptojmë më mirë kohën e tashme dhe të përgatitemi për të ardhmen.
Pa histori nuk do ti dinim veprat më të mëdha të të parëve tanë, as kush jënë heronjtë e të kaluarës sonë dhe çfar ka qenë më e rëndësishme në jetën e tyre.
Pa histori nuk do të dinim se si ka qenë bota, çka ka ndodhur në botë dhe çfar ndryshimi ka psuar njeriu dhe shoqëria deri më tash. 



Matematika

Matematika eshte studimi I numrave, numerimi, dhe matja, por keto jane vetem fillimi. Matematika perfshin studimin model te numrave dhe gjithashtu nderlidhjet. Matematika eshte gjithashtu nje menyre per te komunikuar dhe analizuar ideve, dhe ndoshta me shume se çdo gje, matematika eshte nje menyre arsyetimi qe eshte unike per qeniet njerezore. 





Letersia Gojore

Letërsia gojore ndryshe quhet edhe letërsi popullore. Kjo letërsi ka qenë më prezente në kohën kur njerëzit akoma nuk dinin shkrim dhe lexim, kështu që gjërat e shkruara kanë qenë të rrëfyera gojarisht. Krijimtaria shpirtërore e nje populli e krijuar që nga kohët më të lashta dhe të trashëguar brez pas brezi dhe vazhdimisht e përtritur dhe e pasuruar me fenomenët të reja varësisht nga koha dhe vendi perbene fontin e veqante te folkloristikës qe quhet letërsi gojore apo popullore. Kjo krijimtari shpirtërore na jep një pasqyrë afërsisht të sakte te jetës shpirtërore te një populli duke e vështruar atë nga aspektet shoqerore,ekonomike,familjare,mitologjike,kanonore,ndernjerezore dhe morale.Populli i këtyre periudhave edhe pse i pa formuar intelektualisht për ta zhvilluar nje jetë të pasur shpirtërore dhe ketë jet ka ditur ta paraqes dhe përfytyroj artistikisht. Letërsia gojore ka një periudh historike shumë të gjatë.Fillimet e saj janë qe ne kohën e egersisë kur njeriu ka pasur nevoj ti komunikoj tjetrit pervojen e fituar ne luft me kafshet apo natyren dhe duke ua transmetuar te tjereve ne fillim me gjeste e me von edhe gojarisht. Bartësit e kësaj veprimtarie krijuese nuk e kanë nxjerr veten ne siperfaqe prandaj dhe jane quajtur krijues anonim. Të gjitha krijimet gojore i përshkon nje optimizem i qiltër,nje shpresë e madhe per nje te ardhme te lumtur,nje besim i paluhatshem ne fuqine e popullit per ta transformuar te keqen me te mire,vuajtjen ne lumturi,roberine ne lirine,etjere.

C'eshte Muzika

Të nisësh dhe të vlerësosh muzikën duhet ta shikosh atë në disa aspekte, në disa dimensione. Në radhë të parë ajo është një prirje, një traditë e trashëguar në mënyrë të natyrshme tek njërëzit që nga kohët më të lashta. Duket se muzika ka qenë një shembull mjaft i mirë bashkëjetese me njeriun. Kjo për vetë faktin sesi ka arritur të lindë me njeriun, të ecë me të, të pësojë lëkundjet, luhatjet, evoluimet e deri tek lulëzimet. Këtë shembull e kemi të ngjashëm edhe tek njerëzit pasi stadi i zhvillimit njerëzor ka kaluar në etapa të tilla. Edhe tek vetë raca njerëzore ka patur një moment lindje, evoluimi dhe zhvillimi i cili është në lulëzim e sipër. Që në kohët e lashta njërëzit e kuptuan nevojën e bashkëjetesës me të bukurën, sepse e tillë ishte muzika, një copëz tjetër e vetvetes pa të cilën nuk mund të jetojë njeriu. Padyshim muzika është një pjesë e jetës e cila e plotëson njeriun. Jo pa qëllim thuhet se njeriu që të jetë i plotë duhet të ketë një sërë gjërash me të cilat bëhet i tillë. Padyshim që muzika është njëra nga ato gjëra e cila e bën të jetë më shumë “njeri”. Ajo mbart shumë magji brenda vetes së saj. Në jo pak herë muzika ka shërbyer si një “pus” i errët ku ruhen sekretet më të thella të njeriut, ato dëshira të fshehta, të censuruara dhe të cilat mund të paragjykoheshin po të dilnin në skenë. Megjithatë të frymëzuar nga muzika njerëzit kanë arritur që gjëndjen e tyre shpirtërore, kontekstin historik ku jetojnë, prirjet ideologjike etj, ti hedhin në letër, nëpër pentagrama dhe aty ti mbajnë të murosura për vite e ndoshta shekuj me radhë. Në këtë mënyrë muzika është një mbajtëse e mirë e sekreteve të njeriut. Atëherë kur njerëzit nuk kanë ditur të shkruajnë por vetëm të këndojnë, kanë arritur që një ngjarje të historisë ta mbajnë në melodi e ta përcjellin brez pas brezi. E mira e kësaj është që askush nuk mund të ta ndalojë këngën. Muzika është si mendimi, lëvrin edhe atëherë kur ti nuk e komandon. Por muzika mbart edhe një kulturë, një prirje të caktuar e cila për hir të së vërtetës duhet parë me kujdes pasi në shumë raste mund të të cojë drejt një shkatërrimi. Në tregun modern ka një larmi të rrymave muzikorë dhe zhanreve nga më të ndryshmet. Ato fillojnë që nga më të lehtat, tradicionalet, klasiket, modernet dhe deri tek ato elektronike

Jeta e autoreve shqiptar

 Abdylazis Islami lindi më 29 Korrik 1930 në fshatin Gajre të Tetovës. Rrjedh nga një familje kurbetqare. Që në bankat e shkollës së mesme filloi të merret me krijimtarinë artistike për fëmijë e të rritur, por poezinë e parë botoi në vitin 1954.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin e ulët gjatë okupacionit në Tetovë. Shkollën normale dhe Akademinë Pedagogjike, Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Shkup.
Njëhere punoi si mesues e mandej si arsimtar i gjuhës shqipe në Tetovë. Kjo punë i zgjati prej vitit 1952-1970. Në vitin 1970-1979 qe gazetar pranë Radio Shkupit, ku edhe doli në pension. Prej atëhere jetoi dhe punoi në Tetovë. Prej vitit 1981-1991 qe redaktor teknik në revistën letrare e kulturale në Shkup. Në vitin 1990 qe anetar i Këshillit Iniciativ në Prishtinë për pajtimin e gjakut në Tetove e rrethinë. Pajtoi, bashkë me krushqit e pajtimit, 98 familje.
Që në shkollë të mesme merrej me shkrime, shkruante poezi,tregime , romane, drama; merrej edhe me kritike letrare dhe eseistikë, merrej me mbledhjen dhe studimin e folklorit shqiptar të Sharrit; merrej edhe me perkthime letrare nga maqedonishtja dhe kroatishtja. Deri tash është perkthyer në gjuhët: turqishte, maqedonishte, arabishte, italishte, kroatishte, sllovenishte, gjermanishte, anglishte, suedishte, rusishte, rumunishte, hungarishte, vietnamishte, disa me panorama e disa me antologji. Vdiq më 16 Gusht 2005 në Tetovë.



Naim Frasheri

25-Naim-Frasheri
FRASHËRI Naim (1846-1900). Poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare. Lindi më 25.5.1846 në Frashër, ku bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869). Bëri pastaj pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1372-77). Në këtë periudhë Naim Frashëri. bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirika sh Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri. braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua le tërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri. ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës "Drita", më pas "Dituria"(1884-85), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar.
 
 
 
 
 
 
 

Millosh Gjergj Nikolla

Migjeni.jpg


Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi më 13 tetor 1911Shkodër në një familje ortodokse, i ati zotëronte një bar; vdiq më 26 gusht 1938 në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë TorinosTorre Pellice. Ishte poet dhe prozator. Shtëpia ku lindi poeti nuk ekziston më prej shumë vitesh. Ajo ishte e ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeveve dhe pikërisht kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri ne vitin 1993.
Mbiemri i tij vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani ardhacak nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begeri. Ai u largua nga krahina në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me Stake Milanin nga Kuçi. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem. Gjergji (1872-1924), i ati i Milloshit dhe Kristo

ekonomi

Ligji për energjetik, përplasen ekspertët


image

Në debatin e organizuar nga këshilli për euro-integrime, ekspertët energjetik u përplasën rreth propozim-ligjit për energjetikë. Sipas tyre nëse ligji i vjetër ka favorizuar monopolin e kompanisë energjetike shtetërore ELEM, i riu favorizon kompaninë austriake EVN. Ata kontestojnë rolin e dyfishtë të kompanisë austriake, si furnizues kryesor i kompanive të tjera për furnizim dhe si furnizues përfundimtar tek konsumatorët. Kritikë tjetër ishte edhe dyshimi se Maqedonia nuk do të ketë treg të liberalizuar energjetik.
“Projekt-ligji papritur favorizon EVN Maqedoni në kurriz të kompanive shtetërore ELEM dhe MEPSO. Pa kurrfarë mundi për prodhim dhe shpërndarje të energjisë elektrike tani do të ketë monopol të fortë në duart e EVN-Maqedoni”, deklaroi Atanasko Tuneski, ekspert energjetik.
“Me këtë version të ligjit për energjetikë ngadalësohet procesi praktik i liberalizimit të tregut, sepse sipas dispozitave të mëparshme liberalizimi i tregut të energjisë elektrike bëhej sipas nivelit të fuqisë së energjisë”, tha Arsen Arsenov, profesor.
Ndërsa ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e ekspertëve se ligji i ri favorizon EVN-në.
“Ligji nuk favorizon asnjë kompani, përkundrazi ligji krijon mundësi fer dhe pozicion jo diskriminues për çdo kompani. Përforcimi i funksionit të komisionit rregullator është në atë cilësi që të mbrojë konsumatorët, amvisëritë dhe industritë që shfrytëzojnë energji elektrike”, deklaroi  Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.




Përmes 50 denive vidhen qytetarët


image

Nëse vlera e një prodhimi ushqimor kushton 39.50 denarë, shitësit çmimin e rrumbullakojnë në 40 denarë. Kjo ndodhë për arsye se shitësit në Maqedoni nuk posedojnë monedha me vlerë prej 50 deni. Situata e tillë e shitblerjes në treg e bën Maqedoninë ndoshta shtetin e vetëm në Evropë në të cilin gjatë shitblerjes nuk u kthehet kjo njësi monetare, edhe pse korniza ligjore e parashikon një gjë të tillë. Mungesa e kthimit të kësaj monedhe, 500.000 familjeve në Maqedoni u kushton 1 milion e 700 mijë euro në vit, vetëm gjatë pagesës së katër faturave kryesore shtëpiake. Thënë më thjeshtë, nga moskthimi i 50 denit, qytetarët për çdo muaj humbin nga 170.000 euro, apo çdo familje nga dy denarë. Qytetarët e anketuar nga ALSAT-M thonë se rrallë u kthehet kjo monedhë nga shitësit, ndërsa në të shumtën e rasteve as që kërkojnë t’u kthehet, për shkak të vlerës së ulët.“Nuk i kthejnë edhe pse duhet të kthehen. Jo nuk i kërkojmë si zakonisht edhe një denarë nuk e kërkojmë e aq më pak gjysmë denari” shprehet një qytetar.“Jo nuk kthehet, po duhet të kthehet, nuk e kemi kërkuar asnjëherë por duhet të kthehet” shprehet një tjetër qytetar.“Kthehet, ndonjëherë e kanë kthyer, ndonjëherë ne ua kemi falur. Ma tepër e japin vetë se sa t’ua kërkosh” tha një qytetar i anketuar nga ALSAT M. Ekspertët ekonomik, shprehen se paraja si mjet pagese duhet të jetë prezentë po në atë formë apo njësi siç janë të prezantuara çmimet. Sipas tyre, blerësit e shtresave mesatare dhe të varfra më tepër preken nga moskthimi i këtyre monedhave.“Blerësit e shtresave mesatare dhe nën mesatare, zakonisht blejnë me shpesh dhe blejnë më pak dhe këto më shumë humbin. Blerësit të cilët janë mbi shtresën mesatare ata blejnë më rrallë. Një herë në muaj do të dalin t’i blejnë të gjitha prodhimet dhe atyre njëherë u bën faj, pra njëherë u merret 50 deni. Pra efekti social është kundër shtresave të varfra dhe atyre nën mesataren” tha eksperti ekonomik Abfylmenaf Bexheti. Sipas të dhënave statistikore të Bankës Popullore të Maqedonisë në qarkullim janë të lëshuara vetëm 3250 monedha me vlerë prej 50 deni. Nga banka qendrore situatën e tillë e arsyetojnë me kërkesën dhe interesin e ulët nga bankat komerciale për të blerë monedha me vlerë prej 50 deni.

Bujqit dhe mullixhinjët përshëndesin vendimin e qeverisë


image

Zbatimi i masave të përkohshme për import të grurit e ka rritur çmimin e grurit të pa dorëzuar vendor. Bujqit thonë se për shkak të mungesë së grurit në rajon, mullixhinjtë as që mundnin të importojnë grurë, dhe nëse e kanë gjetur atë diku është dashur të paguajnë 220 euro për një tonelatë ose nga 12 denarë për kilogram njëlloj sa kërkonin edhe bujqit vendor. Kryetari i asociacionit të bujqve në Maqedoni, Eftim Shaklev thotë se bujqit që kanë grurë nga rendimenti i sivjetmë do ta dorëzojnë në hambarët me çmim të këtillë.
“Edhe neve na përgjigjet çmimi të jetë 12 denarë për kilogram grurë. Tani një numër i madh i prodhuesve do të vendosin ta dorëzojnë grurin. Në fillim të korrjes blihej nga 8 deri 9 denarë dhe vetëm merrej dhe nuk paguhej. Ndërsa për miellin një pjesë e mullisëve e rriten çmimin prej 22 deri 24 denarë dhe kjo krijoi revoltë tek bujqit. Çmimi prej 8 denarë për grurin nuk është adekuat me miellin prej 22 denarë. Prandaj një numër i madh i prodhuesve nuk e jepnin grurin”, deklaroi  Eftim Shaklev, kryetar i Asociacionit të bujqve.
Vendimi i ri i qeverisë, sipas mullixhinjve është sjellë në kohë të vërtetë. Kryetari i tyre Bllagoj Stojçev thotë se hambarët janë të hapur dhe të gatshëm për t’i pranuar të gjitha sasitë vendore të grurit.
“Mendoj se kishte mirëkuptim dhe qeveria e bëri atë që duhej ta bënte. Industria e mullinjve është e kënaqur, duke i ndjekur kushtet tani jemi në dispozicion të bujqve për atë grurë që nuk është dhënë, ta pranojmë me çmim prej 10 deri 11 denarë”, theksoi Bllagoj Stojçev, kryetar i mullixhinjve.
Ndërkaq, masa qeveritare i detyronte mullixhinjtë të blejnë 3 kilogram grurë vendor si kusht që të mund të importojnë 4 kilogram grurë për një kilogram miell nga jashtë. Dje u anulua vendimi për import të grurit, por mbeti në fuqi detyrimi për blerje të miellit. Kjo do të thotë se ato mullixhinjtë që dëshirojnë të blejnë një kilogram miell nga jashtë, paraprakisht do të duhet të blejnë katër kilogram grurë nga vendi. Nga rendimenti i pritur prej 290 mijë tonelata grurë nga vendi, deri tani janë blerë gjithsej 50 mijë tonelata.

Show biz

                                      Burak Hakki (Hysein Kenan)



Burak Hakki lindi me 23 maj 1972 ne Stambolle .Ai eshte aktor,model dhe ishte edhe lojtar basketbolli ne Universitet,ne te njejten kohe kur kishte filluar karrieren si model.
Ai modeloi per 10 vite,ku fitoi shum qmime .Karriera e tij eshte e sukseshme ,ne 1994 mori titullin si Modeli me i mire ne Turqi,pastaj e derguan ne Australi.Pas kesaj ai punoi me agjencite me te famshme ne bote,ne France,Itali dhe Spanje.Ne jeten personale ai eshte i martuar me modelen e bukur Sema Simsek.



Nje Film Ne te cilin ka shume gjëra  që  ne  duhet  të sillemi në të Njëjten Mënyre
 Por dhe që duhet të ndjeket me kujdes sepse ky film ështe shsum mi Famshem
I cili është zgjedhur Filmi Më i Rregullt dhe më i mdh i cili ëshë paraqitur ë shumë kinemaja 
dhe sëfundi në Tv Disa Prej artisteve jetojn bashk dhe në jeten e përditshme
Si psh:Zac&Vanesa Kanë 4 Vite që jetojn Bashk dhe hareja  e  tyre ështe shumë e madhe 
poashtu dhe :CoribinBlue&Moniqua kalojn së bashku Kjo D.M.Th
Që Nga shumë Artist Të Tjerë janë të vetmit Cift Cë Nuk jan 
Divorcuar
Këta Artist Tani Pregatiten  për ta filluar filmin e tyre (High School Musical 4)
Dhe të gjith personazhet  janë të gatshëm Për xhdo 
(Aktivitet)



Genta Ismajli është një këngëtare shqiptare nga Kosova. Ajo u bë i njohur në Kosovë dhe rajone të tjera me popullsi shqiptare folur, me këngën "Kthehu" (Come Back); pastaj ajo këndoi në një TV-show on RTK-së, transmetues kryesore të Kosovës.

Vetëm disa muaj pasi ajo ishte e lindur, ajo dhe prindërit e saj u zhvendos në Çikago në Shtetet e Bashkuara. Në moshën e 19, ajo shkoi përsëri në Kosovë për të kënduar një këngë, të quajtur Dridhem. Këngë u bë një hit i menjëhershëm, i cili ka ndezur Gentiana karrierën e muzikës. Ajo së shpejti u zhvendos në Kosovë me qëllim të mbetura për të mirë, dhe ka marrë pjesë në disa konkurse muzikë, si në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo fitoi "Kënga Magjike" 2005 me këngën "S'dua tjetër", i përbërë nga Adrian Hila një kompozitor shqiptar. Ajo mori 292 pikë. Grupit pop "Aurora" ishte në vendin e dytë, dhe Teuta Selimi (një kompozitore,këngëtar) ishte në vendin e tretë me 269 pikë. Genta hit parë ishte "Kthehu". Videoklip u lirua në Amerikë dhe kur ajo erdhi në Kosovë, ajo ishte e njohur tashmë si një këngëtare e madhe. Gentiana vazhdoi karrierën e saj në Kosovë për tre vjet të tjera me të dashurin Milot e saj. Ajo ka pasur sukses të madh, ajo atëherë u kthye në Amerikë, disa herë për të parë prindërit e saj dhe u kthye në Kosovë me shumë këngë të mira.

Gentiana këndon kryesisht këngë komerciale pop, pop e ngjashme me të tjera të Ballkanit. Lëvizjet epshor skenë me rroba të vështirë janë një pjesë të imazhit të saj. Konkurrentët e saj më të afërt janë të Adelina Ismajli, Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi. Ajo është e njohur për vallet e saj energjetik, dhe pop mbetet në mendje, dhe ritme hip-hop.

Ajo kohët e fundit filloi të kënduarit në gjuhën angleze, duke regjistruar këngë që do të dalë në albumin e saj të ardhshëm 2008, e saj të parë të gjitha-album në anglisht. Shumë nga këto këngë janë zbuluar mbi internet para lëshimit të albumit. Shumica e këngëve në album janë shkruar nga Kara DioGuardi, një kompozitor i njohur amerikan i cili ka bashkëpunuar me shumë këngëtarë të famshëm të famshme, të tilla si Britney Spears dhe Kelly Clarkson. Në intervistat e saj, Genta thotë se ajo dëshiron të jetë një këngëtar i famshëm, dhe në Amerikë ajo është duke punuar me kompozitorët më të njohur.

Genta se fundi ka realizuar dy kenge `bombarder`dhe `game over`,ku kjo e fundit i eshte bere diss nje kengetarje tjeter DAFINA ZEQIRIT. 
Albumet



Ermal Fejzullahu
Ermal Fejzullahu ka lindur ne 23.08.1987 ne Prishtinë,Kosovë!Ermali filloj karieren qe i vogel dhe tani ka arritur shume sukses.Krejt i voglel bukurosh talent muzikal është ma i popularizuar prej kengtarve shqiptar ne kete bote.Ermali është djali i Sabri Fejzullahut,qe është një artist i popularizuar dhe shume kengtari i njoftun ne historin e Kosovës.

                                       Lena Myer
Lena Myer ka lindur në HanoverGjermanisë më 23 maj, 1991. Ajo ishte e njohur edhe si mbesa e Andreas Meyer-Landrut ambasadori i Gjermanisë për Bashkimin Sovjetik në vitet 1978-1989 në qytetin e Moskës. Lena gjthashtu ishte fëmijë i vetëm, që në moshë të re filloi të mirrej me balet.
Filloi karierën në vitin 2010, ku iu dha mundësia të performonte në Unser Star für Oslo, event ky i cili i jepte mundësinë talenteve gjermane të bëheshin yje. Në fakt Lena mbërriti tepër në këtë festival, duke marrë edhe finalen.Kur ajo mbeti në finale me Jennifer Broun, Lena fitoi këngën Satellite dhe fitoi këtë event.

Selena Gomez
Selena Gomez e lindur si Selena Marie Gomez është një këngëtare dhe aktore Amerikane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Selena së pari filloi karierën në serialin Magjistarët e sheshit Uejverli gjithashtu edhe në shumë filma tjerë.
Para se të bëjë debitimin në Walt Disney Selena kishte rol në Barni dhe shokët një serial për fëmijë që nga vitin 2002. Selena u lind në vitin 199222 Korrik në një qytet në TexasShba-së.

Jeta e hershme

Selena Gomez u lind nga Ricardo Gomez dhe Mandy Teefy e cila ishte një isht këngëtare në skenat e Amerikës, kur Mandy ishte 16 vjec ajo solli në jetë Selenën. Si nacionalitet i Selenës është se babai i saj është Meksikan ndërsa e ëma Italiane.

Kariera

Në sezonin e 7-të të Barnit Selena u bë si rol kryesorë. Si aktore Selena filloi që nga viti 2002. Ndërsa si këngëtare filloi kur bëri debitimin në Disney në serialin që ende transmetohet dhe shikohet nga miliona tele-shikues Wizards of Waverly Place. Në fillim të serialit si këngë temë Selena këndon Everything is not what it seems. Gjithashtu vitin 2009 Selena bëri debitim me The Scene e cila është në fund të albumit të ri Kiss and Tell.

                                                              


           

Sport

SHQIPËRIA BARAZOI 1:1 ME BOSNJËN


image
Shqipëria ka luajtur baras 1:1 në shtëpi në ballafaqim me Bosnjën e Hercegovinës, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit D të kualifikimeve për "EURO 2012". Shqipëria me gjithë barazimin në shtëpi ka ruajtur kryesimin në tabelë, duke e shfrytëzuar edhe barazimin e Bjellorusisë si udhëtues 0:0 me Luksemburgun. Shqipëria i prin tabelës me pesë pikë, ndërsa e dyta renditet Bjellorusia me pesë pikë. 


BARCELONA NIKOQIR I KB NË NOT


image KB i vitit 2013 në not do të zhvillohet në Barcelonë

Federata ndërkombëtare e Notit (FINA), ka caktuar qytetin e Barcelonës për nikoqir të kampionatit botëror që do të mbahet në vitin 2013-të. Kjo është hera e dytë që Barcelona do të jetë nikoqir i një botërori në not, pas atij në vitin 2003.
Sipas presidentit të federatës ndërkombëtare të notit, Hulio Malione arsyeja që ky qytet u zgjodh për të organizuar një eveniment të këtillë ka qenë infrastruktura që posedon dhe përkrahja nga ana e autoriteteve lokale si dhe qeverisë të këtij vendi. Ndërkohë kampionati i ardhshëm botëror në not, do të zhvillohet në Shangaj në vitin 2011.


BOLT TË HËNËN IU KTHEHET SËTRVITJEVE


image 

Kampioni i trefishtë Olimpik dhe botëror në vrap, Usain Bolt të hënën pritet që të nis me stërvitje. Siç e dimë rekordmeni i botës në vrapin e 100 dhe 200 metrave, vitin e kaluar mungoi në pjesën më të madhe të garave për shkak problemeve që kishte me shpinën. Njeriu më i shpejtë i botës do të ju bashkohet shokëve të tjerë te ekipi i “Racers Track”. Trajneri Glen Mills ka  konfirmuar se çdo gjë rreth fillimit të stërvitjeve të Usain Bolt është në rregull dhe nëse lejon koha, fenomeni xhamajkan stërvitjet për sezonin e ri do ti fillojë të hënën. Aktualisht në Xhamjka po mbizotëron një kohë me shi të dendur, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur edhe 13 persona.

Rajon

 

Klinton nis turneun ballkanik


image

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot e fillon turneun e saj në Ballkan, me ç’rast do të qëndroj në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë.
Vizitën triditëshe, zonja Klinton e fillon sot në Sarajevë, ku pritet të takohet me liderët e Bosnjës, për të diskutuar situatën pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.
Pas Sarajevës, zonja Klinton e viziton Serbinë dhe Kosovën. Evropa e Lire



Presidenti Obama i shkruan ish presidentit Sejdiu


image

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i ka dërguar një letër ish Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu."I nderuari Dr. Sejdiu, Në emër të popullit amerikan, ju shpreh falenderimet e mia më të thella për kontributin që ju keni dhënë për të forcuar miqësinë në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës gjatë mandatit tuaj si President dhe, vërtet, gjatë tërë karierës suaj. Ju uroj për lidershipin dhe shërbimin në interes të vendit tuaj si Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës së pavarur. Kosova ka arritur progrese të mëdha gjatë mandatit tuaj, për të cilat Ju dhe shteti juaj duhet të krenoheni. Shtetet e Bashkuara të Amerikes mbesin të përkushtuara për të punuar me pasardhësin tuaj dhe me përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës për të vazhduar progresin e arritur gjatë mandatit tuaj, me qëllim të arritjes së qëllimit tonë të përbashkët për integrimin e plotë të Kosovës në komunitetin euroatlantik" thuhet në letrën që Obama i ka dërguar ish presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiut


Hillari Klinton viziton Bosnjën, Serbinë dhe Kosovën


image

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, do ta vizitoj Ballkanin, javën e ardhshme, para se të ndalet në Bruksel, për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s, ka njoftuar mbrëmë Departamenti amerikan i shtetit.Gjatë udhëtimeve të saj, prej 11 e deri më 14 të këtij muaji, zonja Klinton, do të qëndroj në Bosnjë Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë, për tu takuar me liderët dhe qytetarët, për “ta theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e të gjitha shteteve ballkanike në arritjen e aspiratave të tyre për integrim të plotë në komunitetin evropian dhe evro-atlantik”, theksohet mëtutje në njoftim.Në Bruksel, zonja Klinton, do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s dhe do të takohet me presidentin e BE-së, Herman Van Rompej dhe me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton.

Kuriozitete

Britaniku fiton në loto 130 milionë stërlira


image

Një banor i Britanisë së Madhe fitoi shumën rekorde prej gati 130 milionë stërlina në lotarinë "EuroMillions e cila luhet në nëntë vende evropiane. Deri në tërheqjen e mbrëmshme të fituesit i cili me gjasa një ndaj 76 milionë eurove e goditi kombinim e shtatë numrave të tërhequr, çmimin më të madh në kuadër të kësaj loje, rreth tre milionë e gjysmë euro më të vogël se rekordi i ri, e fitoi një spanjoll në Maj të vitit të kaluar. Lotaria Nacionale Britanike Kamelot nuk njoftoi saktësisht se ku në vend është tërhequr lotaria fituese. Prej Qershorit të vitit të kaluar, xhekpotin në kuadër të lotarisë evropiane e fituan 10 britanikë, por mbrëmë është fituar shuma më e madhe deri më tani. "EuroMillions" është lotari që filloi në vitin 2004,kurse ajo sot luhet në Austri, Belgjikë, Britani të Madhe, Francë, Irlandë, Luksemburg, Portugali, Spanjë dhe Zvicër.


Luani sulmon trajnuesin në cirk


image

Shfaqja e cirkut në Lviv të Ukrainës është shndërruar në horror për spektatorët.  Një luan tamer është nervozuar duke sulmuar trajnuesin, ndërkohë që situata degjeneroi më keq, kur një tjetër luan u hodh në sulm gjithashtu. Videoja, e filmuar gjatë shfaqjes nga një turist amerikan, tregon luanin që hungërin fuqishëm, si dhe hedhjen e luanit të dytë në sulm. Menjëherë ndërhynë edhe persona të tjerë, ndihmës në skenë. Trajneri u rrëzua në tokë, ndërkohë që luanët ishin gati ta ndanin në copa. Pati një moment kur njëri prej luanëve u hodh mbi rrjetën që ndante spektatorët, duke dashur të sulmonte turmën. Pas largimit të luanëve, burri u dërgua në spital për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale urgjente, dhe sipas mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme. Pas incidentit, spektatorët braktisën shfaqjen, ndërkohë që fëmijët e traumatizuar thoshin se kurrë nuk do të shkelnin më në cirk.

Dramë për shpëtimin e kalit në Kili


image

Toka kiliane në shkretëtirën Atakama, jo vetëm që i gëlltit minatorët, por u tregua se është e pangopur edhe për ndonjë kafshe shtëpiake. Në të vërtetë, vetëm disa qindra metra nga lokaliteti ku zhvillohen aktivitete për nxjerrjen e 33 minatorëve të cilët tashmë 55 ditë janë nën tokë, u zhvillua edhe një aksion i pazakontë i shpëtimit. Në një çarje tokësore ra kali me emrin Pajasito, derisa endej rreth kampit ku gjenden të afërmit e minatorëve të bllokuar. Kafsha e shkretë humbi para dy javësh, por e gjetën dhe nxorën që tani.
"Jam shumë krenar që ia dolëm ta shpëtojmë Pajasiton. Kali i shkretë ishte i bllokuar në një vrimë, por tani çdo gjë është në rregull", thotë Huan, shpëtimtar i kalit.
Për shkak të aktualitetit të ngjarjes, mediat kiliane kalin Pajasito e quajtën "minatori 34-tër". Por, megjithatë drita e ditës për të erdhi shumë më shpejt se sa për kolegët e tij në pusin e thellë të minierës San Hoze














Sunday, October 10, 2010

Kultur







“Tingujt e Çarshisë”, festival tradicional në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

image
Dy ditët e ardhshme çarshia e vjetër e Shkupit do të jehojë nga tingujt e këngëve të vjetra qytetare në gjuhë të ndryshme, orkestrave dhe grupeve folklorike në kuadër të festivalit “Tingujt e Çarshisë”. Manifestimi tradicional për herë të parë do të ketë karakter ndërkombëtar dhe shumë-kulturorë, me qëllimin e prezantimit të kulturave dhe artit të kombësive që jetojnë në Maqedoni dhe jashtë saj, si dhe njohjen më të mirë dhe afrimin mes tyre.
“Do të jenë zhanret e ndryshme të paraqitura, prej asaj tradicionales të muzikës popullore dhe muzikës dhe performancave moderne. Një kombinim i tradicionales dhe modernes. Janë të përfshira të gjitha objektet e çarshisë së vjetër, janë të përfshira me muzikë të gjitha rrugët e çarshisë”, deklaroi Sermine Purini, kryetare e Qendrës Informative Kulturore.
“Tingujt e çarshisë”, nëse viteve të kaluara ishte me një orkestër që ofronte muzikë të çuditshme, këtë vit brenda këtyre dy ditëve do të ketë aktivitete të ndryshme kulturore. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për ta revitalizuar, për ta rikthyer jetën në Çarshinë e vjetër”, theksoi Izet Mexhiti, kryetari i komunës së Çairit.
Sipas ministres së kulturës, edhe në periudhën në vijim do të vazhdohet me projekte të tjera për të ringjallur çarshinë.
“Vitin e ardhëm Ministria e Kulturës do të vazhdojë të realizojë projektin për renovimin e fasadave të çarshisë së vjetër. Gjithashtu në fillim të çarshisë do të vendoset një pikë informative kulturore ku do të jepen informata për të gjitha objektet kulturore si dhe do të shpërndahen materiale propaganduese për turistët”, deklaroi Elizabeta Kançeska Milevska, Ministre e Kulturës
Sipas organizatorëve të festivalit “Tingujt e Çarshisë” pritet që gjatë 2 ditëve të tij, numri i vizitorëve të arrijë në 100 mijë. Ndër të tjera, do të ketë edhe lexime poetike, ekspozita, dokumentarë, kërcimtare të muzikës orientale, cirk, shfaqje me kukulla si dhe prezantim i zanateve të ndryshme tradicionale. 











Artistët ftojnë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

image
Njëra nga monumentet më të rëndësishme të historisë botërore, Koloseumi i Romës, këto ditë u vu në flakë. Por në të shpërtheu vetëm se një zjarr virtual, si pjesë e një shfaqjeje artistike, përmes të cilës  synohej të tregohej si mund të shkatërrohet trashëgimia kulturore e Evropës. Artistja daneze Thyra Hilden dhe argjentinasi Pio Diaz, iniciator të kësaj shfaqjeje, e ndezën Koloseumin në një shfaqje dramatike për të nxitur debat lidhur me rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore. 
“Ne dëshironim të simbolizojmë shkatërrimin dhe krijimin përnjëherë, dhe interpretimin apo keqinterpretimin. Gjithashtu deshëm të shtrojmë çështjen se diçka a duhet të ekzistojë apo jo, dhe çfarë do të thotë për ne trashëgimia”,thotë Thyra Hilden, artiste.
Video transmetimi më gjuhët e zjarrit do të projektohet nga brendësia e amfiteatrit romak për 3 net me radhë, kurse do të jetë i dukshëm për të gjithë kalimtarët. Nga ana tjetër gjithashtu bëhen përgatitjet finale për projektin e restaurimit të monumentit historik të Romës së lashtë, që kap vlerën prej 23 milion euro.



Itali, Giorgio Armani prezantoi koleksionin e ri pranverë/verë


image

Në Itali, po ziejnë aktivitetet e modës. Giorgio Armani prezantoi koleksionin e ri pranverë/verë 2011 Emporio Armani, të cilësuar ‘gravitet i lirë’. Xhaketat për veshje të përditshme i ngjanin pëlhurave të punuara rrallë, të kombinuara me dollakë ose geta dhe fund me tyl të tendosur. Paleta e ngjyrave varionte që nga kuarc gri, ngjyrë rëre në bezhë e deri tek e gjelbra e shkrirë me të zezën. Edhe këpucët ishin jashtëzakonisht të një formati dhe stili interesant, që falnin një ndjesi joshëse. Pjesën më të madhe të duartrokitjeve e morën fustanet e kuqë, në nuancë shalqiri, si dhe kombinimi i rripave të gjerë në bel me satenin e mëndafshtë që kishin veshur vajzat.
 Një ditë më parë, bujë bëri edhe sfilita e Donatela Versaces, e cila dominon me rregullin e kontrastit. Edhe koleksioni i saj pranverë/verë ofronte një pamje të sofistikuar dhe seksi. Koleksioni ofronte si të gjatat ashtu edhe veshjet e shkurtra, e madje që nga lëkura e deri tek pëlhura dhe lakuriqësia e vajzave. Fundet mbi bel çiftëzoheshin me xhaketa të shkurtra, që përfundonin drejt gjoksin, ndërkohë që u tregonin vajzave një brez 3 gishtesh të lakuriqësisë. Publiku pëlqeu gjithashtu kombiminin me stilin e veçantë të sandaleve të vajzave, me takë stilet 12 centimetra të gjata, me lëkurë që gjarpëronte këmbët. Nuancat e pranverë/verës së ardhshme sipas Donatela Versaçes, ishte e bardha, e kuqje, e bruztë dhe e zeza.

Shkenc

Realizohet ecja më e gjatë në hapësirës



image

Dy astronautë amerikanë kanë zhvilluar një ecje tetë orëshe në hapësirë, një nga ecjet më të gjata në historinë e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor. Burimet e NASA-s pohojnë se janë të nevojshme edhe dy ecje shtesë në hapësirë për të përfunduar rregullimin e sistemit ftohës në SNH. Sistemi ftohës, pak ditë më parë, doli pjesërisht nga puna në mënyrë të papritur. NASA tha se defekti është serioz, por nuk rrezikon jetën e astronautëve amerikanë dhe rusë që gjenden atje.



Astronomët britanikë zbuluan "Diell" të ri


image

Astronomët britanikë sot kumtuan se kanë zbuluar "Diell" të ri, respektivisht se kanë vërejtur deri tani yllin më të madh të njohur në Hapësirë.
Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Londra, bëhet fjalë për yll që është dy herë më i madh se cilido yll, që deri tani u ishte i njohur astronomëve.
Shkencëtarët konfirmojnë se ai ka masë, e cila është 250 herë më e madhe se masa e Diellit tonë, ndërsa nga ai shëndrit dhjetë milionë herë më shumë


Zbulohen lëshime sigurie të "ajfon"-it dhe "ajped"-it




image

Leximi i një fajli të "keqpërdorur" në PDF format mund t'ju mundësojë piratëve ta ndërmarrin kontrollin mbi aparatet celulare të "Ejpëll", "ajfon" dhe "ajped".
Bëhet fjalë për lëshime të këtyre aparateve, të cilat mund piratëve t'u mundësojë kontroll në largësi apo shkaktimin e infektimit, kumtuan kompanitë e përpilimit të zgjidhjeve të sigurisë.