Nila
Friday, October 15, 2010
Monday, October 11, 2010
Disa lloje te lendeve
Informatika
Informatika është shenca që merret me të gjitha çështjet e përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve elektronikë.Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikC'eshte Historia
Historia është shkencë shoqërore e cila merret me studimin e të kaluarës njerzore, prej paraqitjes së njeriut të parë në tokë e deri më sot.Fjala “Histori” rrjedh nga latino-greqishtja që don të thotë hulumtim dhe studim i të kaluarës shoqërore. Shkenca e historisë ndryshe quhet edhe “Historiografi” e ata që e studjojnë të kaluarën quhen historianë ose historiografë.
Llojet e Historive
Sipas lëndës së studimit, kemi dy lloj historishë:
1.Historia e përgjithshme, është ajo histori e cila studjon ngjarjet dhe të kaluarën e të gjithë popujve të botës, pa dallim kombësie.
2.Historia Kombëtare, është ajo histori e cila strudion historinë e nje kombi. Psh. Historia e kombit gjerman, kombit francez, rus, kinez etj. Psh. Historia e kombit tonë quhet “Historia e popullit Shqiptar”
Historinë e mësojmë që ta kuptojmë më mirë kohën e tashme dhe të përgatitemi për të ardhmen.
Pa histori nuk do ti dinim veprat më të mëdha të të parëve tanë, as kush jënë heronjtë e të kaluarës sonë dhe çfar ka qenë më e rëndësishme në jetën e tyre.
Pa histori nuk do të dinim se si ka qenë bota, çka ka ndodhur në botë dhe çfar ndryshimi ka psuar njeriu dhe shoqëria deri më tash.
Matematika
Matematika eshte studimi I numrave, numerimi, dhe matja, por keto jane vetem fillimi. Matematika perfshin studimin model te numrave dhe gjithashtu nderlidhjet. Matematika eshte gjithashtu nje menyre per te komunikuar dhe analizuar ideve, dhe ndoshta me shume se çdo gje, matematika eshte nje menyre arsyetimi qe eshte unike per qeniet njerezore.
Letersia Gojore
Letërsia gojore ndryshe quhet edhe letërsi popullore. Kjo letërsi ka qenë më prezente në kohën kur njerëzit akoma nuk dinin shkrim dhe lexim, kështu që gjërat e shkruara kanë qenë të rrëfyera gojarisht. Krijimtaria shpirtërore e nje populli e krijuar që nga kohët më të lashta dhe të trashëguar brez pas brezi dhe vazhdimisht e përtritur dhe e pasuruar me fenomenët të reja varësisht nga koha dhe vendi perbene fontin e veqante te folkloristikës qe quhet letërsi gojore apo popullore. Kjo krijimtari shpirtërore na jep një pasqyrë afërsisht të sakte te jetës shpirtërore te një populli duke e vështruar atë nga aspektet shoqerore,ekonomike,familjare,mitologjike,kanonore,ndernjerezore dhe morale.Populli i këtyre periudhave edhe pse i pa formuar intelektualisht për ta zhvilluar nje jetë të pasur shpirtërore dhe ketë jet ka ditur ta paraqes dhe përfytyroj artistikisht. Letërsia gojore ka një periudh historike shumë të gjatë.Fillimet e saj janë qe ne kohën e egersisë kur njeriu ka pasur nevoj ti komunikoj tjetrit pervojen e fituar ne luft me kafshet apo natyren dhe duke ua transmetuar te tjereve ne fillim me gjeste e me von edhe gojarisht. Bartësit e kësaj veprimtarie krijuese nuk e kanë nxjerr veten ne siperfaqe prandaj dhe jane quajtur krijues anonim. Të gjitha krijimet gojore i përshkon nje optimizem i qiltër,nje shpresë e madhe per nje te ardhme te lumtur,nje besim i paluhatshem ne fuqine e popullit per ta transformuar te keqen me te mire,vuajtjen ne lumturi,roberine ne lirine,etjere.C'eshte Muzika
Të nisësh dhe të vlerësosh muzikën duhet ta shikosh atë në disa aspekte, në disa dimensione. Në radhë të parë ajo është një prirje, një traditë e trashëguar në mënyrë të natyrshme tek njërëzit që nga kohët më të lashta. Duket se muzika ka qenë një shembull mjaft i mirë bashkëjetese me njeriun. Kjo për vetë faktin sesi ka arritur të lindë me njeriun, të ecë me të, të pësojë lëkundjet, luhatjet, evoluimet e deri tek lulëzimet. Këtë shembull e kemi të ngjashëm edhe tek njerëzit pasi stadi i zhvillimit njerëzor ka kaluar në etapa të tilla. Edhe tek vetë raca njerëzore ka patur një moment lindje, evoluimi dhe zhvillimi i cili është në lulëzim e sipër. Që në kohët e lashta njërëzit e kuptuan nevojën e bashkëjetesës me të bukurën, sepse e tillë ishte muzika, një copëz tjetër e vetvetes pa të cilën nuk mund të jetojë njeriu. Padyshim muzika është një pjesë e jetës e cila e plotëson njeriun. Jo pa qëllim thuhet se njeriu që të jetë i plotë duhet të ketë një sërë gjërash me të cilat bëhet i tillë. Padyshim që muzika është njëra nga ato gjëra e cila e bën të jetë më shumë “njeri”. Ajo mbart shumë magji brenda vetes së saj. Në jo pak herë muzika ka shërbyer si një “pus” i errët ku ruhen sekretet më të thella të njeriut, ato dëshira të fshehta, të censuruara dhe të cilat mund të paragjykoheshin po të dilnin në skenë. Megjithatë të frymëzuar nga muzika njerëzit kanë arritur që gjëndjen e tyre shpirtërore, kontekstin historik ku jetojnë, prirjet ideologjike etj, ti hedhin në letër, nëpër pentagrama dhe aty ti mbajnë të murosura për vite e ndoshta shekuj me radhë. Në këtë mënyrë muzika është një mbajtëse e mirë e sekreteve të njeriut. Atëherë kur njerëzit nuk kanë ditur të shkruajnë por vetëm të këndojnë, kanë arritur që një ngjarje të historisë ta mbajnë në melodi e ta përcjellin brez pas brezi. E mira e kësaj është që askush nuk mund të ta ndalojë këngën. Muzika është si mendimi, lëvrin edhe atëherë kur ti nuk e komandon. Por muzika mbart edhe një kulturë, një prirje të caktuar e cila për hir të së vërtetës duhet parë me kujdes pasi në shumë raste mund të të cojë drejt një shkatërrimi. Në tregun modern ka një larmi të rrymave muzikorë dhe zhanreve nga më të ndryshmet. Ato fillojnë që nga më të lehtat, tradicionalet, klasiket, modernet dhe deri tek ato elektronikeJeta e autoreve shqiptar
Abdylazis Islami lindi më 29 Korrik 1930 në fshatin Gajre të Tetovës. Rrjedh nga një familje kurbetqare. Që në bankat e shkollës së mesme filloi të merret me krijimtarinë artistike për fëmijë e të rritur, por poezinë e parë botoi në vitin 1954.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin e ulët gjatë okupacionit në Tetovë. Shkollën normale dhe Akademinë Pedagogjike, Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Shkup.
Njëhere punoi si mesues e mandej si arsimtar i gjuhës shqipe në Tetovë. Kjo punë i zgjati prej vitit 1952-1970. Në vitin 1970-1979 qe gazetar pranë Radio Shkupit, ku edhe doli në pension. Prej atëhere jetoi dhe punoi në Tetovë. Prej vitit 1981-1991 qe redaktor teknik në revistën letrare e kulturale në Shkup. Në vitin 1990 qe anetar i Këshillit Iniciativ në Prishtinë për pajtimin e gjakut në Tetove e rrethinë. Pajtoi, bashkë me krushqit e pajtimit, 98 familje.
Që në shkollë të mesme merrej me shkrime, shkruante poezi,tregime , romane, drama; merrej edhe me kritike letrare dhe eseistikë, merrej me mbledhjen dhe studimin e folklorit shqiptar të Sharrit; merrej edhe me perkthime letrare nga maqedonishtja dhe kroatishtja. Deri tash është perkthyer në gjuhët: turqishte, maqedonishte, arabishte, italishte, kroatishte, sllovenishte, gjermanishte, anglishte, suedishte, rusishte, rumunishte, hungarishte, vietnamishte, disa me panorama e disa me antologji. Vdiq më 16 Gusht 2005 në Tetovë.

Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër në një familje ortodokse, i ati zotëronte një bar; vdiq më 26 gusht 1938 në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Pellice. Ishte poet dhe prozator. Shtëpia ku lindi poeti nuk ekziston më prej shumë vitesh. Ajo ishte e ndërtuar në oborrin e shtëpisë së Trimçeveve dhe pikërisht kjo shtëpi u bë edhe Muzeu i Migjenit nga viti 1961 deri ne vitin 1993.
Mbiemri i tij vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani ardhacak nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begeri. Ai u largua nga krahina në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me Stake Milanin nga Kuçi. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem. Gjergji (1872-1924), i ati i Milloshit dhe Kristo
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin e ulët gjatë okupacionit në Tetovë. Shkollën normale dhe Akademinë Pedagogjike, Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Shkup.
Njëhere punoi si mesues e mandej si arsimtar i gjuhës shqipe në Tetovë. Kjo punë i zgjati prej vitit 1952-1970. Në vitin 1970-1979 qe gazetar pranë Radio Shkupit, ku edhe doli në pension. Prej atëhere jetoi dhe punoi në Tetovë. Prej vitit 1981-1991 qe redaktor teknik në revistën letrare e kulturale në Shkup. Në vitin 1990 qe anetar i Këshillit Iniciativ në Prishtinë për pajtimin e gjakut në Tetove e rrethinë. Pajtoi, bashkë me krushqit e pajtimit, 98 familje.
Që në shkollë të mesme merrej me shkrime, shkruante poezi,tregime , romane, drama; merrej edhe me kritike letrare dhe eseistikë, merrej me mbledhjen dhe studimin e folklorit shqiptar të Sharrit; merrej edhe me perkthime letrare nga maqedonishtja dhe kroatishtja. Deri tash është perkthyer në gjuhët: turqishte, maqedonishte, arabishte, italishte, kroatishte, sllovenishte, gjermanishte, anglishte, suedishte, rusishte, rumunishte, hungarishte, vietnamishte, disa me panorama e disa me antologji. Vdiq më 16 Gusht 2005 në Tetovë.
Naim Frasheri

FRASHËRI Naim (1846-1900). Poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare. Lindi më 25.5.1846 në Frashër, ku bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869). Bëri pastaj pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1372-77). Në këtë periudhë Naim Frashëri. bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirika sh Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri. braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua le tërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri. ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës "Drita", më pas "Dituria"(1884-85), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar.
Millosh Gjergj Nikolla

Mbiemri i tij vjen nga gjyshi i tij Nikolla Dibrani ardhacak nga krahina e Rekës (sot në Maqedoni) ku ishte pjesë i komunitetit ortodoks që lindi një emër tjetër në lëmin e poezisë, Josif Jovan Begeri. Ai u largua nga krahina në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe u zhvendos në Shkodër ku punoi si murator dhe më vonë u martua me Stake Milanin nga Kuçi. Para se të vdiste në 1876, u bë me dy djem. Gjergji (1872-1924), i ati i Milloshit dhe Kristo
ekonomi
Ligji për energjetik, përplasen ekspertët

Në debatin e organizuar nga këshilli për euro-integrime, ekspertët energjetik u përplasën rreth propozim-ligjit për energjetikë. Sipas tyre nëse ligji i vjetër ka favorizuar monopolin e kompanisë energjetike shtetërore ELEM, i riu favorizon kompaninë austriake EVN. Ata kontestojnë rolin e dyfishtë të kompanisë austriake, si furnizues kryesor i kompanive të tjera për furnizim dhe si furnizues përfundimtar tek konsumatorët. Kritikë tjetër ishte edhe dyshimi se Maqedonia nuk do të ketë treg të liberalizuar energjetik.
“Projekt-ligji papritur favorizon EVN Maqedoni në kurriz të kompanive shtetërore ELEM dhe MEPSO. Pa kurrfarë mundi për prodhim dhe shpërndarje të energjisë elektrike tani do të ketë monopol të fortë në duart e EVN-Maqedoni”, deklaroi Atanasko Tuneski, ekspert energjetik.
“Me këtë version të ligjit për energjetikë ngadalësohet procesi praktik i liberalizimit të tregut, sepse sipas dispozitave të mëparshme liberalizimi i tregut të energjisë elektrike bëhej sipas nivelit të fuqisë së energjisë”, tha Arsen Arsenov, profesor.
Ndërsa ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e ekspertëve se ligji i ri favorizon EVN-në.
“Ligji nuk favorizon asnjë kompani, përkundrazi ligji krijon mundësi fer dhe pozicion jo diskriminues për çdo kompani. Përforcimi i funksionit të komisionit rregullator është në atë cilësi që të mbrojë konsumatorët, amvisëritë dhe industritë që shfrytëzojnë energji elektrike”, deklaroi Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.
Përmes 50 denive vidhen qytetarët

Nëse vlera e një prodhimi ushqimor kushton 39.50 denarë, shitësit çmimin e rrumbullakojnë në 40 denarë. Kjo ndodhë për arsye se shitësit në Maqedoni nuk posedojnë monedha me vlerë prej 50 deni. Situata e tillë e shitblerjes në treg e bën Maqedoninë ndoshta shtetin e vetëm në Evropë në të cilin gjatë shitblerjes nuk u kthehet kjo njësi monetare, edhe pse korniza ligjore e parashikon një gjë të tillë. Mungesa e kthimit të kësaj monedhe, 500.000 familjeve në Maqedoni u kushton 1 milion e 700 mijë euro në vit, vetëm gjatë pagesës së katër faturave kryesore shtëpiake. Thënë më thjeshtë, nga moskthimi i 50 denit, qytetarët për çdo muaj humbin nga 170.000 euro, apo çdo familje nga dy denarë. Qytetarët e anketuar nga ALSAT-M thonë se rrallë u kthehet kjo monedhë nga shitësit, ndërsa në të shumtën e rasteve as që kërkojnë t’u kthehet, për shkak të vlerës së ulët.“Nuk i kthejnë edhe pse duhet të kthehen. Jo nuk i kërkojmë si zakonisht edhe një denarë nuk e kërkojmë e aq më pak gjysmë denari” shprehet një qytetar.“Jo nuk kthehet, po duhet të kthehet, nuk e kemi kërkuar asnjëherë por duhet të kthehet” shprehet një tjetër qytetar.“Kthehet, ndonjëherë e kanë kthyer, ndonjëherë ne ua kemi falur. Ma tepër e japin vetë se sa t’ua kërkosh” tha një qytetar i anketuar nga ALSAT M. Ekspertët ekonomik, shprehen se paraja si mjet pagese duhet të jetë prezentë po në atë formë apo njësi siç janë të prezantuara çmimet. Sipas tyre, blerësit e shtresave mesatare dhe të varfra më tepër preken nga moskthimi i këtyre monedhave.“Blerësit e shtresave mesatare dhe nën mesatare, zakonisht blejnë me shpesh dhe blejnë më pak dhe këto më shumë humbin. Blerësit të cilët janë mbi shtresën mesatare ata blejnë më rrallë. Një herë në muaj do të dalin t’i blejnë të gjitha prodhimet dhe atyre njëherë u bën faj, pra njëherë u merret 50 deni. Pra efekti social është kundër shtresave të varfra dhe atyre nën mesataren” tha eksperti ekonomik Abfylmenaf Bexheti. Sipas të dhënave statistikore të Bankës Popullore të Maqedonisë në qarkullim janë të lëshuara vetëm 3250 monedha me vlerë prej 50 deni. Nga banka qendrore situatën e tillë e arsyetojnë me kërkesën dhe interesin e ulët nga bankat komerciale për të blerë monedha me vlerë prej 50 deni.
Bujqit dhe mullixhinjët përshëndesin vendimin e qeverisë

Zbatimi i masave të përkohshme për import të grurit e ka rritur çmimin e grurit të pa dorëzuar vendor. Bujqit thonë se për shkak të mungesë së grurit në rajon, mullixhinjtë as që mundnin të importojnë grurë, dhe nëse e kanë gjetur atë diku është dashur të paguajnë 220 euro për një tonelatë ose nga 12 denarë për kilogram njëlloj sa kërkonin edhe bujqit vendor. Kryetari i asociacionit të bujqve në Maqedoni, Eftim Shaklev thotë se bujqit që kanë grurë nga rendimenti i sivjetmë do ta dorëzojnë në hambarët me çmim të këtillë.
“Edhe neve na përgjigjet çmimi të jetë 12 denarë për kilogram grurë. Tani një numër i madh i prodhuesve do të vendosin ta dorëzojnë grurin. Në fillim të korrjes blihej nga 8 deri 9 denarë dhe vetëm merrej dhe nuk paguhej. Ndërsa për miellin një pjesë e mullisëve e rriten çmimin prej 22 deri 24 denarë dhe kjo krijoi revoltë tek bujqit. Çmimi prej 8 denarë për grurin nuk është adekuat me miellin prej 22 denarë. Prandaj një numër i madh i prodhuesve nuk e jepnin grurin”, deklaroi Eftim Shaklev, kryetar i Asociacionit të bujqve.
Vendimi i ri i qeverisë, sipas mullixhinjve është sjellë në kohë të vërtetë. Kryetari i tyre Bllagoj Stojçev thotë se hambarët janë të hapur dhe të gatshëm për t’i pranuar të gjitha sasitë vendore të grurit.
“Mendoj se kishte mirëkuptim dhe qeveria e bëri atë që duhej ta bënte. Industria e mullinjve është e kënaqur, duke i ndjekur kushtet tani jemi në dispozicion të bujqve për atë grurë që nuk është dhënë, ta pranojmë me çmim prej 10 deri 11 denarë”, theksoi Bllagoj Stojçev, kryetar i mullixhinjve.
Ndërkaq, masa qeveritare i detyronte mullixhinjtë të blejnë 3 kilogram grurë vendor si kusht që të mund të importojnë 4 kilogram grurë për një kilogram miell nga jashtë. Dje u anulua vendimi për import të grurit, por mbeti në fuqi detyrimi për blerje të miellit. Kjo do të thotë se ato mullixhinjtë që dëshirojnë të blejnë një kilogram miell nga jashtë, paraprakisht do të duhet të blejnë katër kilogram grurë nga vendi. Nga rendimenti i pritur prej 290 mijë tonelata grurë nga vendi, deri tani janë blerë gjithsej 50 mijë tonelata.
Subscribe to:
Posts (Atom)